Rreth nesh

Alumin-AL


Duke u përshtatur me klientët tanë, arrijmë cakun tonë të përsosmërisë absolute!

Kush jemi ne..?

Alumin-Al, kompani e themeluar në vitin 1997 me lokacion në Prishtinë. Merret me projektimin, prodhimin dhe montimin e dyerve dhe dritareve, fasadave, gilinderave, dush kabinave dhe terrasave të jashtme me xham. Është kompani shërbimet e së cilës zënë vend në tregun e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Poashtu, tanimë janë bërë 3 vite qëkur Alumin-AL eksporton edhe në shtetin e Gjermanisë, me të cilët ka partneritet shumë të ngushtë. Në më shumë se 20 vite përvojë pune, “Alumin-Al” ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit, duke u ndërtuar në hapa të sigurtë dhe profesional dhe sot ofron një cilësi të lartë të punimeve. Ka bërë një emër shumë të respektuar dhe të njohur në tregun e Kosovës dhe Gjermanisë.

Alumin-al është ndër të vetmet kompani në Kosovë që me një profesionalizëm të lartë, me ekipe të specializuara dhe me partneritet të ngushtë me kompani të njohura botërore, sjell për tregun vendor sistemet më të reja të fasadave xham-alumin, dhe fasadave të ventiluara.

Çka e veçon “Alumin-Al”?

  • Eksperiencë mbi 20 vjeçare
  • Emër i njohur në tregun Kosovar dhe Gjerman
  • Menaxhim profesional
  • Ekip profesional inxhinierik dhe teknik
  • Repart të kompletuar të prodhimit
  • Cilësi e lartë e punimeve
  • Komunikim dhe korrektësi ndaj klientëve
  • Partneritet me firma të njohura botërore
  • Shtrirje në projekte mbrenda dhe jashtë Kosovës.

Dyer dhe Dritare

 

Izolim i plotë termik dhe akustik i hapësirave. Funksionalitet, siguri si dhe estetikë.

Fasada

 

Nga fasada të jashtme dekorative e deri tek ato të mbrendshme, me efikasitet të garantuar

Gilindera

 

Me material të klasës së lartë të aluminit dhe inoksit, estetikë dhe qëndrueshmëri totale!

Dush Kabina

 

Dush kabina qelqi të përmasave të ndryshme, të përshtatshme për hapësirën tuaj

Roleta

 

Terrasa moderne xhami, për të rritur hijeshinë e ambientit!

Ndarje të zyreve

 

Bëjmë ndarjen e zyreve me dizajnet më moderne sa i përket cilësisë dhe bukurisë së xhamit

Alumin-AL përmbanë një ekip të përkushtuar profesionistësh punëtorë, të aftë dhe me përvojë, të cilët gjithmonë synojnë të plotësojnë nevojat e klientëve tanë dhe madje t'i tejkalojnë pritshmëritë e tyre.

Fabrika


Kur puna me përkushtim dhe mjetet e sofistikuara bashkohen,
mund të themi se një kompani është e kompletuar!

Vendpunimi

Alumin-AL, një kompani me përvojë 20 vjeçare, duke ndjekur mjete të teknologjisë më të re ndër vite, garanton për kualitetin dhe efikasitetin e podukteve që ofrojmë. Duke qenë të sigurtë në formimin e stafit dhe bashkëpunimin mes tyre në të gjitha fushat e shërbimeve të Alumin-AL, kemi arritur të shëndërrojmë një vendpunim të zakonshëm në një ambient premtues.

Si rezultat i të punuarit me mjete dhe material nga brendet më të njohura Gjermane, Greke, Turke dhe Amerikane, produktet finale të kompanisë sonë arrijnë kulmin e qëndrueshmërisë dhe standardit të lartë të estetikës.

Makineritë e punimit në fabrikën e prodhimit të produkteve të Alumin-AL…

Posted by Alumin-al on Saturday, February 8, 2020

Posted by Alumin-al on Saturday, February 8, 2020